Në emisionin ‘Open’ në News24 gazetarja Klod Lala u shpreh se për vdekjen e të riut Lear Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë, duhet të kryhet një hetim më i thellë lidhur me këtë ngjarje.
Nga ana e tij Juristi Plarent Ndreca tha se ndjeshmëria është shumë e lartë. Po ashtu shtoi se në këto histori është vështirë të ketë manipulime.

Pjesë nga biseda në studio:
Hila: Është normale të ketë shenjat e prangave sepse do t’ja vendosin prangat. Shoh tone për të bërë fajtore policisë. Në këtë rast policia deri në një argument të dytë nuk ka ndonjë faj.
Klod Lala: A kemi ne sot një provë shkencore të na tregojë se sa minuta se sa sekonda ka qëndruar i ndjeri në komisariat.
Hila: Nuk e di a ka qenë në overdozë a jo, mund të dridhej nga frika.
Klod Lala: Unë nuk e di çfarë ka ndodhur në automjetin e policisë. Nëse do kishin efektivët kamera do të kishim më shumë njohuri
Dritan Hila: Është e mira të mos spekulojmë me policinë. Do të jetë shumë mirë që familjet të marrin avokat , në mënyrë që të ndiqen të gjitha
Klod Lala: Nuk po i bëj fajtor, por kërkoj një hetim të thelluar. Nëse marrim të mirëqenë që 32 vjeçari ka ndërruar jetë nga overdoza, duhet të një ekspert të vërtetojë të gjithë segmentet e paqarta të hetimit. Duhet një hetim i thelluar.
Juristi Plarent Ndreca: Ndjeshmëria është shumë e lartë. Unë e shoh të vështirë të ketë kështu historish manipulimi në ngjarje të tilla. Policia e Shtetit nuk është matematikore, përmende një emër të një drejtuesi duke thënë se është i pabesueshëm. Policia jo gjithmonë e ka informacionin në kohën e duhur siç është… është e vështirë të bësh një ngjarje ku përfshihen nga shumë njerëz. Të mos harrojmë hetimet, drejtohen nga Prokuroria jo nga Policia. Policia është ndihmëse. Shpesh çohet tek policia për shkak të qeverisë.Tani mund të ngremë ca pikëpyetje , për çdo veprim. Avokati i Popullit duhet të jetë aty. Nëse ka ndodhur diçka nga neglizhenca duhet të mbajnë papërgjegjësi.
Klod Lala: Autopsia është kryer e regjistruar, me kamera.
Plarent Ndreca: Fakti që dyshohet se ka pas lëndë narkotike, mund të ketë kontingjent i dyshuar nga policia. Mund të ketë qenë përdorues, por mund të ketë qenë edhe shpërndarës.

