Policia e Tiranës ka nisur kontrollet e befsishme në të gjithë qarkun.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.Policia bëri të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit,Altin Dajçi, 46 vjeç, banues në Tiranë,si dhe pasagjerit që e shoqëronte, Rades Musa, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy të arrestuarit kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në makinë,gjatë arrestimit policia i sekuestroi:
-mjeti tip “Benz”, në pronësi të Altin Dajçi.
– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë.
– 2 thika me teh metalik.
– 5 celularë të markave të ndryshme.
– një sasi lekësh.sosnews.al

