Bashkimi i Partisë Socialiste dhe një grupi të deputetëve të Partisë Demokratike për të rihapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka sjellë reagime nga të gjitha palët e politikës në vend.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e kanë cilësuar si ‘pazare e gjuteti shtrigash’. Berisha tha se e gjitha ishte një lëvizje kundër ish-presidentit Ilir Meta.
Ndërsa Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qënë ish-sigurims i shtetit është kryeministri Edi Rama. Ndërsa kur u pyet se nëse votimi pro i deputetit Lulzim Basha për ligjin ishte hakmarrje, Meta tha se deputeti nuk ka fuqi për të kryer asnjë lloj hakmarrje, pasi është peng i historive të veta.
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka cilësuar si shumë të nevojshëm këtë ligj dhe si shumë të vonuar. Përmes një postimi, Bardhi thotë se nuk mund të vonohet më tej teatri i shëmtuar i politikës 32-vjeçare. Ai shton se gabim është fakti që nuk paraqitesh e nuk voton, duke nënkuptuar në këtë mënyrë, mungesën e kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend.
Sot është bërë publike lista me emrat e deputetëve që votuan pro dhe atyre që abstenuan. 25 deputetë të Partisë Demokratike votuan pro, ndërsa dy abstenuan. Parlamenti votoi mesnatën e së enjtes ndyshimet në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër.
Deputeti i PD-së u ka adresuar edhe një kritikë opozitës së hershme duke i thënë se është gabim t’i japësh mundësinë Ramës të flasë për këtë temë, ndërkohë që shenjat e komunizmit duheshin cofur më parë.

