Një 54-vjeçare me iniciale F.O. është arrestuar nga policia pasi u ndalua duke transportuar emigrantë të paligjshëm me automjetin e saj.
Ajo është ndaluar nga policia e Gjirokastrës në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” ky është sinjalizuar fillimisht për të ndaluar dhe është ndjekur më pas pasi nuk i është bindur thirrjes së uniformave blu,.
Në makinë ajo po transportonte tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Policia sekuestroi automjetin e 54-vjeçares 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 45”. Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 54-vjeçarja. Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 45”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. O., 54 vjeçe, banuese në Finiq.
Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtuese shtetasen F. O., e cila nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por është larguar me shpejtësi. Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se shtetasja F. O. ishte duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

