Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Izrael, Yair Lapid. Në një postim në Facebook, krahas disa fotove nga takimi, Rama bën me dije se me Lapid ka diskutuar në lidhje me ë fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit,”- shkruan Rama krah fotove.




