Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është mbyllur. Të paktën raundi i parë. Ishte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), i cili në mbledhjen e tij të fundit miratoi edhe hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri më 24 tetor, ndërsa afati i radhës është shtyrë më 2 nëntor.
“KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati maksimal është 2 nënror 2022 ora 24.00,”-thuhet në njoftimin e KLP-së.
Mandatit 3-vjeçar të drejtuesit të saj, Arben Kraja, po i vjen fundi, pasi kreu i këtij institucioni gëzon vetëm një mandat dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje. Thirrja, e publikuar në faqen zyrtare ëeb të KLP-së përmban procedurën, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatin e aplikimit prej 45 ditësh.
Më pas, Këshilli do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar. Deri më tani nuk është deklaruar zyrtarisht ndonjë emër, por janë përfolur emrat e disa prokurorëve. Por duket se asnjë nuk ka pasur dëshirë që të vazhdojë karrierën po në SPAK.Sipas ligjit për drejtimin e strukturave të posaçme, mandati për kryesimin e SPAK është me tre vite. Sipas nenit 148/dh pika 3 e kushtetutës, kreu i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ashtu siç ndodhi dhe me Arben Krajën, i cili është drejtuesi i parë i këtij institucioni, mandati i të cilit është drejt fundit.

