Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë disa detaje në lidhje me atë që është diskutuar në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë dhe mbi atë që ka raportuar drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.
Gjatë fjalës së tij për mediat, deputeti Salianji ka deklaruar se as vetë policia nuk e di se deri në çfarë niveli janë hakeruar të dhënat si pasojë e sulmeve kibernetike nga Irani.
“Gjejnë pretekst sikur ka sekrete shtetërore për të mbajtur të fëhehtë dështimin e tyre. Ndërkohë që qytetarët që ruhen nga policia që të mos vidhen, policia vidhet vetë. Ajo që mund të ju them duke ruajtur plotësisht etikën dhe sekretin për disa element të thënë nga Drejtori i Policisë është që Policia e Shtetit sot nuk ka as vetë të dhëna të plota se deri në çfarë niveli janë vjedhur apo hakeruar sistemet, deri në çfarë niveli dhe a ka pasur shkatërrim. Pra, jemi në fazat kur thuhet se pretendohet që, pretendohet që… Ka një kontradikë në raport me atë që thotë Policia e Shtetit në raport me atë që ka ndodhur realisht. Pretendohet se nuk janë prekur sistemet që kanë të bëjmë me informacione të klasifikuara, ndërkohë që ju vetë e keni parë që informacionet sekret shtetëror janë publikuar në media.
Po ashtu Salianji tha se hakerimi i sistemeve ka ndodhur pasi nuk kanë mbrojtje sistemet në vendin tonë.
“Nuk kanë mbrojtje sistemet në Shqipëri dhe prandaj kanë rënë, janë harxhuar miliona euro por jemi në këtë situatë. Ne nuk e dimë se deri në cfarë niveli ka shkuar hakërimi. Si janë shpërdoruar më shumë se 200 mln euro për këto sisteme dhe ja kanë lënë gati hakeruesve”, u shpreh deputeti demokrat.

