Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është D. Xh. 39 vjeç, banues në Durrës,i shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana pasi Gjykata e Apelit në Bologna , në 2013 e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale” Vjedhje” dhe” Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

