Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë cilësuar si dy nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ata kanë dominuar dhe fituar thuajse të gjitha çmimet individuale dhe trofetë me klubet e tyre.
Ata janë cilësuar si rivalët më të mëdhenj, sidomos në kohën kur argjentinasi ndodhej tek Barcelona dhe portugezi tek Reali.
Edhe pse sulmuesit kanë dhënë shumë për futbollin, duket se janë afër fundit të karrierave të tyre. Pas pak ditësh ata do të luajnë në Kupën e Botës që mesa duket do të jetë Botërori i fundit për të dy.
Lamtumira që do të japin të dy sulmuesit tashmë ka filluar në rrjetet sociale. Një video e një montazhi të filmit ‘Makinat’ është bërë virale.
Gjatë garës, makina që është Mbape dhe Haland i thotë makinës së Ronaldos: “Nuk do të ecim sërish mbrapa teje njeri i vjetër”. Pas atij momenti, makina e Kristianos bën një aksident ndërsa makina e Mesit frenon para se të kalojë vijën e finishit dhe të fitojë garën. Dhe në përfundim fituesit janë palët e treta në garë: Mbape dhe Haland.
Padyshim që momenti më emocionues është kur makina e Mesit frenon dhe shkon për të ‘tërhequr’ makinën e CR7-ës. Ai i afrohet dhe i thotë: “Mendoj se mbreti duhet ta përfundojë garën e fundit”.
Por si do të përmbyllet në realitet “rivaliteti” i dy më të mirëve?
Në këtë Botëror do të ketë skena shumë emocionuese me të dy lojtarët dhe aq më tepër, nëse siç parashikoi superkompjuteri Argjentina dhe Portugalia do të luajnë finalen dhe fituesit do të shpallen argjentinasit.
Marrenga Panorama

