Gjatë ditës së sotme një punonjës policie është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bathores ku punonjësi i policisë Zef Prendi rreth 50 vjeç, është plagosur me thikë dhe autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas kërkimesh policia arriti të arrestonte Ramadan Njazi, 20 vjeç, banues në Kamëz, si autor i plagosjes me thikë gjatë orarit të shërbimit,punonjësit të policisë ,Zef Prendi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

