Edi Rama udhëton shumë. Fjalia që kushdo e dinte dhe e thoshte tingëllonte e pabesueshme për ata që ngjarjet i ndjekin besnikë në televizion dhe atje kryeministri, punon ditën dhe natën, në fundjavë dhe festa zyrtare, mori formë tre ditë më parë kur rebelët iranianë, një grup hakerash që vetëquhen “Homeland Justice” e ngritën stekën e sulmit dhe publikuan kartelën e udhëtimeve në TIMS të kryeministrit shqiptar.

Kartela e Ramës daton që nga viti 2015 e deri më sot, por kërshëria publike qëmtoi vitet e paguara me taksa publike për të cilat vetë ai thotë se i ruan më mirë se paraardhësit.
Dosja vëzhgoi me imtësi të gjithë skedën e udhëtime të Ramës ku hasëm përtej numrit rekord prej 137 fluturime çarter edhe një detaj tjetër. Në vitin 2020, kur Shqipërinë e kaploi pandemia, kryeministri u qëndroi besnik udhëtimeve.
Vetëm për vitin 2020, Rama shihet se ka udhëtuar 22 herë jashtë vendit. Destinacionet janë të larshmishme duke nisur që Libani, Ukraina, Viena, Athina dhe Londra.
Nga vëzhgimi, Dosja vuri re se jashtë radhe janë 9 fluturime.
Po ku ka qenë kryeministri 9 herë?
Le të pyesim “Google”. Skeda virtuale është e pamëshirshme dhe në rastin e kryeministrit shqiptar, kërkimi nuk të lë asnjëherë bosh. Në kërkimin tonë, pamë se për të nëntë udhëtimet që kryeministri nuk i deklaroi zyrtarisht, në media dhe Ertv, transmetimi i kasetave vazhdoi me përpikmëri. Aq sa në përvjetorin e tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama jepte çelësa shtëpish ndërsa në realitet askush s’e di ku ka qenë vërtet Rama. Ka udhëtuar për punë apo për qejf?
LISTA E UDHËTIMEVE TË RAMËS PËR 2020;
5 dhjetor 2020- Kryeministri shkon në ministerialin e OKB. (https://dosja.al/ministerialin-e-osbe-rama-shqiperia-mori-me-shume-pergjegjesi-se-cdo-vend-tjeter)
25 nëntor 2020- Lajmet deklarojnë se Rama monitoron shtëpitë e tërmetit në Laç (https://shqiptarja.com/lajm/rindertimi-pas-termetit-te-26-nentorit-rama-ne-lac-ndryshon-faqja-e-gjithe-qytetit-dhe-cilesia-e-jetes-per-800-familje), publikon dhe disa foto në Facebook. Udhëtimi nuk dihet.
6 nëntor 2020– Mediat shkruajnë se Rama ndodhej në Durrës. (https://dosja.al/tag/edi-rama-ne-durres-6-nentor-2020/)
Ndërkohë sërish udhëtim jashtë, të deklaruar siç del në TIMS, nuk ka.
26 tetor 2020- Mediat shkruajnë se Rama niset drejt Libanit (https://dosja.al/pamjet-live-rama-flet-nga-libani-perkedhel-femijet-shqiptare-qe-u-nxorren-nga-kampi-i-ferrit-te-vegjlit-e-shikojne-ngultas-ne-sy) për fëmijët e ngelur në Siri.
16 tetor 2020- Mediat shkruajnë se Rama është në Kashar ku monitoron rindërtimin. (https://abcnews.al/rama-ne-kashar-batuta-me-banoret-mos-na-e-kujtoni-televizorin-se-na-moren-ne-qafe-na-moren/)
Ndërkohë sërish udhëtim jashtë të deklaruar siç del në TIMS nuk ka. Ku ishte?
Vazhdojmë…
Më 17 shtator 2020, lajmet- Rama niset drejt Gjermanisë me cilësinë e kryetarit të OSBE-së. (https://www.tpz.al/rama-niset-drejt-gjermanise-me-cilesine-e-kryetarit-te-osbe-se)
15 shtator 2020, lajmet raportuan- Rama në Athinë në cilësinë e kreu të OSBE. (https://dosja.al/rama-viziton-athinen-me-15-dhe-16-shtator-takim-me-kryeministrin-grek-dhe-ministrin-e-jashtem)
14 shtator 2020, lajmet raportuan se Rama mblodhi drejtorët e Partisë Socialiste në qarqe (https://politiko.al/rama-mbledh-drejtuesit-e-ps-ne-qarqe-pritet-tiu-jape-porosi-per-zgjedhjet-e-25-prillit/), uron nisjen e vitit të ri shkollor, skeda e TIMS tregon se Rama ka udhëtuar atë mëngjes në orën 09:00.
11 shtator 2020- Rama në Vienë për OSBE
27 gusht 2020- Rama në Vienë (https://dosja.al/rama-shkon-ne-vjene-para-mbledhjes-me-keshillin-special-takon-zv-sekretarin-e-shtetit-amerikan), ndërmjetësim për krizën në Bjellorusi
29 maj 2020- Rama ishte në videokonferencë nga zyra për Covid-19. (https://dosja.al/nuk-u-vjen-asgje-e-keqe-nga-meraku-im-rama-shifrat-e-covid-19-u-rriten-nga-protesta-po-luhet-me-zjarrin/)
5 shkurt 2020- Rama viziton Rusinë në datë 25 shkurt (https://dosja.al/edi-rama-ne-rusi)
23 shkurt 2020- lajmet nuk raportuan për asnjë udhëtim.
16 shkurt 2020- Rama ndodhej në Bruksel. (https://dosja.al/rama-ne-bruksel-2)
14 shkurt 2020- Rama në Mynih takon Mark Muckerberg. (https://dosja.al/dosja-rama-dhe-mark-zuckerberg)
8 shkurt 2020- Lajmet raportojnë për njësherr të Ramës me komentuesit, (https://sot.com.al/politike/me-habit-fakti-zkryeminister-qe-spranon-asnje-lloj-kritike-nga-asnje-in) nuk kishte asnjë raportim për udhëtim.
3 shkurt 2020- Lajmet, parlament dhe video mesazh për antisemitizmin. (https://m.facebook.com/izraelisot/posts/2793171764092065/?locale2=de_DE)
28 janar 2020- U raportua se ndodhej në Bruksel dhe Berlin. (https://dosja.al/rama-poston-foton-nga-avioni)
26 janar 2020- Nuk kishte asnjë raportim për ndonjë udhëtim, por në media u shfaq një video e kryeministrit Edi Rama (https://euronews.al/vendi/2020/01/26/platforme-on-line-per-rindertimin-edi-rama-demi-i-termetit-mbi-1-miliard-euro-publikohet-ne-shkurt/) që lajmëronte ngritjen e platformës online për dëmet e tërmetit.
22 janar 2020- Rama ndodhej në Ukrainë (https://dosja.al/dosja-edi-rama-ne-ukraine) me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.
8 janar 2020- Rama ndodhej në Vjenë, ku mori kryesimin e OSBE-së. (https://dosja.al/shqiperia-merr-kryesimin-osbe-se-rama-moment-historik-e-inspirues-per-ne-e-gjitha-per-njerezit)
Marre nga Dosja.al

