Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka bërë një tjetër gafë gjatë një fjalimi në Filadelfia ku kishte shkuar për të mbështetur kandidatin demokrat John Fetterman. 79-vjeçari duke folur para turmës tha se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor duke shtuar se ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike që të rrisin çmimet e ilaçeve.
Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit në një varg të gjatë gafash që ka vijuar të ngrejnë shqetësime për shëndetin e Joe Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së. Por pavarësisht kësaj Biden është shprehur se do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2024.
Më herët Biden ngartërroi dhe emrin e kryeministrit britani Rishi Sunak, të cilin e quajti Rashee Sanook kur po flistë për të në një nga takimet në Diwali.

