Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj brenda rezidencës tek Kodra e Diellit.
Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe e kanë qëlluar me 3 plumba në kokë me kallashnikov.

Mësohet se e gjthë zona është e monituruar nga kamerat, që nuk kanë filmuar dot momentin e largimit të autorëve. Mësohet se ata janë larguar nga një terren i vështirë në kodër e më pas i ka pritur një tjetër automjet jashtë zonës rezidenciale të Kodrës së Diellit.
Viktima mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme dhe pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja.
Ai është i dyshuar për një plagosje, dhe që ka pasur disa identitete.
Gazetari i News24 raporton se banorët e rezidencës kanë treguar se e njihnin me emra të ndryshëm.
Ngjarja ka ndodhur në një orë kur zona ka qenë e populluar dhe janë bërë dëshmitarë të krimit.
KRIMI
39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh dhe më pas kishte takuar disa miq të tij. Në këtë moment, autorët i janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
Në mjetet e identifikimit të gjetura tek viktima, mbajnë emrin Briken Sanaj, ndërkohë roja i rezidencës ku jetonte 39-vjeçari, thotë se ai njihej me emrin Anton Gjini.
Marre nga News 24

