Tri ditë më parë, në Itali, ka bërë jehonë kërkesa e prokurorit për të mbajtur në qeli deri në 20 vite dy emra që lidhen pashmangshmërisht me atë që konsiderohet si mafia e re e Romës.
Mediat kanë shkruar prej dy ditësh për çka kanë konstatuar në hetimet e gjata dy prokurorët e Antimafias, të cilët më shumë se sa për akuzat konkrete ndaj tyre, kanë folur për metodologjinë dhe ambicien e tyre për të sunduar jo vetëm tregjet romane të trafikut dhe shpërndarjes, por madje edhe tentativës për të hyrë në listën e narkotrafikantëve më të fuqishëm të botës.

Prokurorët italianë që janë marrë jo vetëm me hetimet, por edhe me qindra e mijëra faqe përgjime, kanë hyrë deri në gjenezën e asaj që i shtynë dy rivalët e përgjakshëm (sipas tyre) të jenë në pozitat e krerëve të organizatave që ata pretendojnë se kanë dhe drejtojnë.
Bëhet fjalë për dy emrat, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj që, nëse iu referohesh konkluzioneve të hetimit vendas, të bërë publike nëpërmjet mediave kryesisht të Romës por edhe nga mediat më në zë të vendit, të përftohen dy profile me synime të larta kriminale por me mendjen për të eliminuar së pari njëri-tjetrin.
Duke iu referuar materialit hetimor i bërë publik nga mediat, vihet re se njëri nga prokurorët e çështjes, i cili ishte në listën e personave që duhej të vriteshin si porosi e Elvis Demçes, nuk i referohet aspak akuzës për tentativën për të ekzekutuar një prokuror që tenton t`i zërë rrugën shqiptarit, por ai ka studiuar me kujdes tipologjinë që e ka bërë një shqiptar kaq të aftë dhe të pamëshirshëm në rrugën e krimit.
SHQYRTIMI GJYQËSOR
Mediat italiane shkruajnë: Në gjyq, dy banda që bënë luftë për të pushtuar tregjet e kryeqytetit.
Një sherr i ndërprerë nga prokurorët Palazzi dhe Cascini përfundoi në qarqet e dy shefave, te banda e Elvis Demçes dhe ajo e rivalit, Ermal Arapaj. Dy organizata të përgjakshme narkotike, me modalitete mafioze, të cilat tashmë e gjejnë veten të bashkuar nga kërkesat për dënim që rëndojnë mbi kokën e dy bosëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Janë 16 persona që mund të kryejnë nga minimumi 8 deri në maksimum 20 vjet burg, dënim i kërkuar për dy drejtuesit. Nga njëra anë, thuhej se banda e shqiptarit, Elvis Demçe, me urinë, karizmin, ligësinë, kontaktet me krimin roman që ka rëndësi, ushtarakë marokenë, autoritetet portuale të “Gioia Tauro”-s’, trafikantët e Ekuadorit, narkosin kolumbian dhe iluzionet e saj të madhështisë: “Unë jam Zoti”, tha ai për veten e tij.
Nga ana tjetër, Ermal Arapaj, “ufo”, shqiptar si Demçe dhe drejtues i një organizate tjetër shumë të respektuar, i cili kur bashkatdhetari i tij është në burg, tenton t’i vjedhë sheshet e farmacive të kryeqytetit, Velletri dhe Acilia.
Lufta duket evidente dhe çoi në “të shtënat me 9 korrik 2020 pas pritës së dështuar në Arapajt” dhe në ngjarjet e 5 shtatorit të atij viti, kur njerëzit e Demçes i vunë zjarrin vilës në Velletri, makinës së Arapajt dhe partnerit të tij, por bosi arratiset në Spanjë dhe prej andej planifikon vrasjen e Demçes.
Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini e kanë ndalur grindjen. Demçe e kuptoi që magjistratët ishin një gjemb në këmbë.
Por ai duket që nuk ndalet në asgjë. “Fillimisht të bëj copa dhe pastaj të hedh nga ballkoni… nuk flitet kur flas unë… kur flas unë është sikur flet Gjykata e Lartë”, tha ai. Nuk ka rëndësi nëse prokurorët “shoqërohen”, nëse “mbrohen”, nëse kanë “makinë të blinduar”.
Mjafton të marrësh një pushkë lufte… Por, nuk është kjo arsyeja pse Demçe është në gjyq. Akuzën e lidhjes me metodën mafioze e fiton me atë organizatë të cilën i hodhi themelet në vitin 2020, kur doli nga burgu dhe shkoi në arrest shtëpie.
Një bandë me rritje të shpejtë, e cila në gusht 2020 tregtonte 100 kilogramë hashash dhe tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të trajtonte mbi një mijë kilogramë me vlerë 4 milionë euro. Është një kompani e madhe me avokatë për të paguar, bashkëpunëtorë, të burgosur për t’u kujdesur.
Duhen para, droga duhet të blihet me çmim të ulët, ndaj duhet të merren në sasi të mëdha, ndoshta në Kolumbi apo Afrikën e Veriut. Kush bën çmimin e drogës në Romë, qeveris tregun, dhe kushdo që qeveris tregun, komandon. Demçe e komandoi dhe e bëri me dhunë, i njëjti agresion që ndezi luftën që e çoi në burg

