Policia e Tiranës vijon të mbajë të bllokuar automjetin ku po lëviznin Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi mbrëmjen e 8 tetorit teksa u ndaluan gjatë kontrolleve të uniformave blu.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se makina është në pronësi të një shtetase bullgare e cila ka qenë në Tiranë një ditë pas ndalimit të tre personave të sipërpërmendur, në datë 9 tetor.

Sipas News 24, ajo është marrë në pyetje ku ka deklaruar se makinën e kishte dhënë në bazë të një kontrate dhe se të gjitha dokumentet janë të rregullta.
Ajo ka thënë se makina është përdorur më herët nga një politikan gjerman i cili më pas e ka nxjerrë në shitje. Makina vijon të mbahet e bllokuar nga policia deri në përfundimin e plotë të hetimeve. / News 24

