Familjarët e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë janë terrorizuar në orët e para të mëngjesit.
Ndaj banesës së Gjovalin Tomës 53 vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi rreth orës 3 të mëngjesit në Ishull Shëngjin.
Pavarësisht ngritjes së pikave të kontrollit nga policia, autorët të cilët dyshohen të kenë qenë 2, nuk janë arritur të kapen.
Ndërsa grupi hetimor i cili po drejtohet nga një Prokurori i Krimeve të Rënda dyshon se ngjarja është kryer për shkak të detyrës si drejtues policie.
Familja e tij tashmë është marrë në mbrojtje të posaçme ndërsa në shtëpinë e tij është vendosur patrullës e stancionuar. sosneës

