Vazhdojnë sulmet ndaj shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat britanike vazhdojnë dhe i dedikojnë dhjetra artikuj shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone për të kërkuar azil në Angli. Gjithashtu disa media kanë zhvilluar edhe reportazhe në Shqipëri, duke zbuluar edhe sesi ikin në Francë e jo vetëm, për të kaluar më pas në Angli me gomone.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë edhe një intervistë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama për largimin e të rinjve. Ndërkohë që në Angli ka edhe trazira që përfshinin rreth 100 persona të armatosur me thika e disa lloje armësh të tjera janë raportuar në një qendër emigrantësh, Harmondsworth, pranë aeroportit britanik të Heathrow-t.
Në zonë, sipas mediave vendase, janë dërguar me urgjence forca speciale të policise. Deri më tani, nuk ka raporte për të lënduar mes stafit apo azilkërkuesve. Ndërkohë që artikujt kundër shqiptarëve vazhdojnë dhe publikohen.

