Të tjera deklarata tronditëse janë bërë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar, Gjergj Laçi, dyshohet se mbante të ngujuar familjen e tij brenda shtëpisë prej 6 vitesh, nën kërcënim dhe dhunë.

Motra e Gjergjit, gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, fajin për gjithë ngjarjen ja hedh nuses, pasi sipas saj, ajo donte të ikte në Francë për të punuar si prostitutë.
“Gjergj Laçi është djali më i mirë që ekziston në rruzullin tokë. Nuk e ka rrah nuk ka shenja dhune. Ajo do të shkojë prostitutë në Francë”, shtoi motra e Gjergj Laçit.
Gjithashtu edhe Bekim Laçi, vëllai i të arrestuarit, ka mohuar sot të gjitha akuzat e ngritura ndaj Gjergjit.
Sipas tij fëmijët nuk janë penguar asnjëherë të shkojnë në shkollë, por në lagje nuk i lejonte të dilnin, për shkak se Gjergjit nuk i pëlqente shoqëria që ata kishin.
Ai mohoi edhe dhunën e supozuar ndaj bashkëshortes së Gjergjit, madje duke thënë se gjithçka ishte e stisur nga ajo.
“Ai kishte një afrimitet më shumë sesa duhet dhe nuk kishte qejf t’i linte me kalamajtë problematik të zonës. Unë i kam qëndruar pas në cddo moment. Unë kam marr iniciativën për t’i çuar në shkollë, çdo shpenzim do përgjigjesha unë. Kanë shkuar në shkollë sa kanë mbaruar 9-vjeçaren. E nisëm t’i çojmë në shkollë në Durrës. Daja nuk kishte mundësi t’i mbështeste financiarisht.
Gjergji edhe mua më ka ndihmuar të mbaroj shkollën e lartë. Ishte një mjeshtër pune në Itali, njeri besnik. Kanë pasur içik afrimitet më shumë sesa duhet, kalamajtë nuk donte t’i linte vërdallë. I linte të dilte nga shtëpia. Nuk e ka dhunuar bashkëshorten, i kam pyetur çdo ditë. Për fishekë, nuk di gjë. Nuk ishte ne gjendje të punonte se ishte sëmurë me insuline. Punonte me sezone te tregu kur ndihej mirë. Më thoshin nuk kemi nevojë, fëmijët i kam pasur edhe nxënës, janë 15 dhe 17 vjeç. Asnjë mungesë nuk kanë bërë. Bashkëshortes së Gjergjit i kam ofruar punë, thoshte unë nuk bëj atë punë si nusja jote. Nuk donte të punonte. Kjo shtëpi është për tu shembur, dritat janë prerë ngaqë do shembet, e kanë shtyrë sa të gjendet një banesë tjetër. Fëmijët e kanë lënë se për shkollën e mesme patën dy mundësi. Ishin pak të mërzitur kohët e fundit. Ata kanë 6 vite në shkollë, vëllai i nuses më ka thënë se ata donin të iknin në azil prandaj e kanë thënë këtë. Ne kemi ardhur në një shtëpi dhe ajo e futi në sherr me nënën time, me babën e ndau, me vëllezërit e ndau. Nuk më janë ankuar, asnjëherë, nuk kanë qenë mirë me mësime, nuk kanë marrë asnjë mungesë në shkollë, jo nuk isha në dijeni që kishte armë në banesë. Nuk dimë gjë, vëllai i bashkëshortes së Gjergjit tha e kam marrë në telefon policinë”, u shpreh Bekim Laçi.
Kujtojmë se ditën e djeshme, policia në bashkëpunim me anti-terrorin bënë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit, të cilit në banesë iu gjetën armë dhe municion luftarak.
Gjithashtu sipas dyshimeve të para, mendohet se në veprimet e Laçit ndikonin edhe bindjet e tij radikale fetare.

