Komisioni për Integrimin Europian, shqyrtoi në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. E ftuar ishte ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe stafi shoqërues. Ajo u shpreh se bizneset e turizmit do të vijojnë të jenë të përjashtuar nga sistemi i taksave dhe sipas saj, kjo stepje e qeverisë bëhet për të mos rënduar edhe më tej sektorë të caktuar të goditur nga impaktet e luftës në Ukrainë.
Kryetari grupit parlamentar socialistë, deputeti Taulant Balla, tha se PD fillimisht duhet të distancohet nga lufta e Putinit, çka solli dhe reagimin e deputetes Tabaku, e cila tha se lufta po përdoret nga qeveria si justifikim.
DEBATI:
Ibrahimaj: Kriza lufta Ukrainë, ministria e financave mori vendimin që ndryshimet për çështjen TVSH do të shtyhen në një moment të dytë. Pra do vijojnë të mbeten disa përjashtime.’- u shpreh Ibrahimaj.
Tabaku: Si rezultat i luftës në Ukrainë, ju do lejoni hotelet me pesë yje të përjashtohen nga TVSH dhe do taksoni profesionistët e lirë?
Ibrahimaj: Nuk thashë këtë! Në radhë të parë, përjashtimet nga TVSH për sektor të caktuar, ka përjashtime jo vetëm për turizmin, që janë incventivuar nga politikat tona fiskale. Ne kemi bërë kalendar për heqjen e këtyre përjashtimeve. Këto parashikime janë hedhur për konsultim publik. Duhet të vinë të mirëpranuar nga të gjithë aktorët.
Balla: Lufta nuk është vetëm e jona. Lufta është e gjithë Europës. Ti dhe unë jemi pjesa që e dimë fare mirë që lufta është e Putinit, shumë mirë që ju e nënvizuat. DO i bëja thirrje PD të distancohet sa të ketë mundësi nga Putin. Kjo mazhorancë do mbështesë ato që janë më në nevojë. Ne po mbështesim ata që kanë pagat më të ulta. Po mbështesim ata që kanë të ardhura më të vogla. Po rrisim pagën minimale në ekomomi. Kemi rritur buxhetin për familjet në nevojë. Kemi indeksuar dhe rritur pensionet 9.5%. Të gjithë duhet ta përshëndesim. Po ju them që luftën mund ta fitojmë nëse jemi të gjithë bashkë.
Tabaku: Lufta u përdor nga ministrja si justifikim për të mbrojtur ligjin.
Komisioni miratoi ndryshimet ligjore që do t’i mundësojnë përfituesve të projekteve, granteve, të mos rëndohet me taksë lokale TVSH.

