Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se pala që ai përfaqëson është gati për një zgjidhje me palën e Sali Berishës, mirëpo këto të fundit nuk kanë hedhur asnjë hap për bashkëpunim. Në një lidhje me ‘Top Neës’, Bardhi u shpreh se ai ka bërë një propozim me shkrim ku ka paraqitur shqetësimet që ka në lidhje me mbarvajtjen e partisë Demokratike, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje.
‘Është e paimagjinueshme që ende nuk ka një përgjigje nga Gjykata për ngëcin në PD. Ajo që unë kam thënë dhe duhet ta thotë çdo demokrat, është se ne do njohim vendimin e gjykatës, unë do jem pjesë e PD, cilidoqoftë vendimin e Gjykatës. Të gatshëm për një zgjidhje por pala tjetër nuk hedh asnjë hap. Sa kohë nuk ka reflektim nuk ka asnjë shans për bisedim.Kemi bërë propozim me shkrim ku paraqesim shqetësimet tona.‘- tha Bardhi.
I pyetur nëse do jetë në protestën e 12 nëntorit, Bardhi u shpreh se nëse do jetë në Tiranë do marrë pjesë.
‘Ka shumë aryse, për të protestuar, një nga arsyet është dhe buxheti, që vulos varfërinë e tejskajshme. është arsye e fortë për të protestuar, nuk duhet të ngatërrohet një ngutje personale, kam qënë dhe do jem gjithmonë në protestë kundër Ramës. Nëse do jem në Tiranë, patjetër që do jem në protestë’. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.

