U zhvillua sot në Tiranë Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e kongresit të Drejtshkrimit.
Në konferencë morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe anëtarë të Akademive të Shkencave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi deklaroi se 50-vite më parë, u përcaktua një moment kyç në identitetin kombëtar të shqiptarëve. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se gjuha shqipe sot është në rrezik, ndërsa iu kërkoi akademikëve të punojnë për një fjalor të plotë.
Kryeministri thumboi akademikët duke i pyetur për arsyen e pranisë së flamurit të NATO-s, mes 3 flamujve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në vitin 1972, nga 20 deri në 25 nëntor, në Tiranë u zhvillua Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ku u vendosën disa nga rregullat kryesore të standartizimit të gjuhës.
Kongresi u zhvillua nën organizimin e profesorit të gjuhës Eqerem çabej, Aleks Budës dhe të tjerë akademikëve që punuan për pasurimin e gjuhës shqipe.

