Gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca e rradhës ndaj Emiljano Shullazit,ku dëshmuan ish- kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, truproja i Ylvi Beqajt, babai i Jani Zakes dhe Fatmir Sinanaj, por binte në sy mungesa e vetë Shullazit.
Ish- kreu i Hipotekave,Ilirjan Muho në dëshminë e tij tha se :
-“Regjistrimi i Vollgës është bërë gjatë kohës që unë kam qenë me pushime. Pasi jam kthyer kam kërkuar takim me zv.drejtorin e Hipotekave, Besnik Hysenbelliu dhe drejtorin e hipotekës së Durrësit Jurgis Çyrbja. Kam mësuar se Hysenbelliu kishte firmosur një shkresë që i jepte “ok” Hipotekës së Durrësit për të vijuar veprimet për të hipotekuar “Vollgën”.
Pasi jam njohur me rastin, kam vendosur që edhe pse ishte regjistruar “Vollga” ne hipotekë të pezulloheshin veprimet duke mos lejuar tjetërsimin e pronës, pavarësisht se ajo ishte regjistruar ne emër te Ylvi Beqajt. Pasi kam bërë këtë veprim jam telefonuar nga Ylvi Beqaj dhe Emiljano Shullazi, të cilët më kanë kërkuar një takim. Fillimisht më kanë thënë: “Do vish për kafe”. Kam shkuar te qendra “Globe” në një lokal aty pranë dhe aty i kam vënë në dijeni që jane pezulluar veprimet dhe se nuk lejohej tjetërsimi i pronës.
Pas tri ditësh ka ardhur Ylvi Beqaj në zyrë bashke me një avokat dhe ka sjellë dokumentacionin. Pasi jam njohur me dokumentet ia kam lënë zyrës juridike. Ndërkohe jam telefonuar edhe nga Alban Dabulla, të cilin e kam pritur ne zyre ne prani te drejtoreshës juridike dhe drejtorit te Hipotekës së Durrësit, dhe zv.drejtorit te Hipotekes, Hysenbelliu. Gjate diskutimit, Dabulla ka dalë jashtë kontrollit duke sharë dhe ofenduar drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ergysin. Situata u përkeqësua dhe në këtë moment kam kërkuar që Dabulla të nxirrej jashtë”
I ati i Jani Zakes ka ndryshuar dëshminë e tij në sallën e gjyqit.Ai ka çuditur duke thënë se nuk e njeh fare Shullazin dhe Danin,por problemin e ka me Fatmir Sinanaj, i cili sipas tij nuk i jep hipoteken e parkingut.Kujtojmë se Fehmi Zaka ne fillim kishte thënë që është kërcënuar nga Shullazi per çështjen e parkingut.
Roland Tarja(badigardi i Ylvi Beqajt),ka dëshmuar se Beqaj ka qenë i kenaqur nga partneriteti me Shullazin sa ishte i gatshëm për bashkëpunime te tjera,pra nuk i ka treguar kurrë që ndihet i kërcënuar ose kishte shqetësime

