Janë sekuestruar rreth 68.3 kg hashash, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike,gjatë përfundimit me sukses të operacionit të koduar ”Shkembi I Kuq” nga policia e Durrësit.
Policia gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
-tre fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
– një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;
-dy kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;
– një granatë offensive;
-një ndezëz unifikues granate;
një armë gjysëm automatike mod 56;
– 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;
-një krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.




