Policia e Elbasanit ka finalizuar ditën e sotme një operacion në fushën e narkotikëve në një nga fshatrat e Krrabës.
Gjatë operacionit u sekuestrua mbi 50 kg hashash, që ishte bërë gati për shitje.
Sipas informacioneve paraprake, në pranga ranë 4 persona me lidhje farefisnore me njëri tjetrin.
Lënda narkotike ishte fshehur në një kasolle.

