Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku bëhet me dije se një autoambulancë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për 4 persona të plagosur, mes tyre dhe personel mjekësor.
Dyshohet se makina ka dalë nga rruga pasi ka shmangur përplasjen me një tjetër mjet. Ajo ka përfunduar e përmbysur në një tokë arrë në anë të rrugës. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ambulanca është e Spitalit të Rreshenit dhe transportonte për në Spitalin e Lezhës një paciente.

