Ukraina ka “shanse shumë të ulëta për të arritur një fitore ushtarake duke dëbuar të gjithë rusët nga vendi, përfshirë Krimenë”.
Kështu pohon shefi i Shtabit të SHBA, Mark Milley, duke nënvizuar megjithatë se “mund të ketë një zgjidhje politike në të cilën Rusia tërhiqet”.
Forcat ruse, shpjegon Milley, “po vuajnë jashtëzakonisht” dhe kanë pësuar “humbje shumë të madhe” për sa i përket burimeve njerëzore dhe mjeteve. Nga ana tjetër, shanset që Moska të jetë në gjendje të pushtojë të gjithë territorin ukrainas ose të “përmbysë” vendin e pushtuar janë “ushtarakisht të barabarta me zero”.

