Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar ashpër në Kuvend pas diskursit të përdorur një javë më parë nga kryeministri Edi Rama në drejtim të opozitës.
Ajo i kërkoi Ramës që të çojë para drejtësisë ata që i quan rublaxhnjn radhët e Partisë Demokratike ndërsa theksoi se ai duhet të nxjerrë emrat e atyre që janë të shitur te ai që PD të distancohet.
“Të pafe, bedelë, rublaxhinj dhe disa fjalë të tjera që nuk m’i nxë goja. Ai ka 25 vite politikë. Ka qenë gjithë jetën ën pushtet. Këtij njeriu I ka ndodhur një metamorfozë e madhe. Nga armik i briskut dhe ujit ka shkuar te sindromi i kukullës së lumtur. Që nuk bie në tokë asnjëherë. Prandaj nuk përmbahet të fyejë kë i del përpara. Nuk e shpjegoj dot këtë sjellje satanike.
Që ju mund ta duroni por unë nuk e duroj dot. Kush është ky që na thonë ne të pafe, ky është pinjoll që frymëzuan të shkatërronin kultet fetare, i deportuan klerikët, I arrestuan. Kush është ky që na thotë ne nuk kemi atdheu, ky që i heq skalpin shqiptarëve duke shpenzuar miliona euro në ajër. Janë 1 milion shqiptarë që kanë ikur në 10 vjet. I kujtoj incidentin e rrezikshëm që i ka krijuar Kosovës me të ashtuquajturin korrigjim kufijsh. Kosova është Kundër Open Ballkan. Ky na thotë ne që jemi shitur. Ne vetëm nëse jemi të shitur të ky. Le të na thotë që të distancohemi nga të shiturit tanë.
Por ai i shitur është vetë. Jeni shitur ju jo ne. Kush është ky që na fyen ne se jemi bishti i mallkimit. Ju jeni bishti i trurit të krimit. Çfarë nuk shpiku ky. Edhe ministrat i ktheu në patronazhistë. Ka edhe patronazhistë në Holandë, Greqi dhe Gjermani. Kush është ky që na thotë ne rublanxhinj. E keni BKH, SPAK të gjitha i keni në dorë. Nxirrini rublaxhinjtë dhe çojini në prokurori dhe i bëni nder dhe shqiptarëve edhe ne”, tha ajo.

