Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Shukri Xhelilit. Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Panda. 5 vite më parë, Xhelili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi u shfaq në një video-skandal duke kërkuar seks për një vend pune në Bashkinë e Dibrës.

Pas publikimit të videos në një emision investigativ, menjëherë hyri në lojë drejtësia. Prokuroria çoi në Gjykatë dy akuza për Shukri Xhelilin, “korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.
Përfundimisht, Shukri Xhelili u dënua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 1 vit e 8 muaj burg, nga 2 vite e 8 muaj. Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pafajësi, por duket se kjo kërkesë nuk është pranuar.

