Lionel Mesi po bëhet gati që të luajë Botërorin e tij të fundit. Por sulmuesi argjentinas nuk duket se është në formën më të mirë, si pasojë e jë dëmtimi që ka marrë në radhët e PSG-së.
Ai është shfaqur në stërvitje rregullisht me shokët e skuadrës por pamjet e filmuara dje dhe sot, kanë treguar se kavilja e tij është e ënjtur në mënyrë të frikshme. Kjo nuk e ka ndaluar lojtarin të stërvitet dhe të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Arabisë Saudite.
Por kanë qenë të shumtë tifozët të cilët e kanë shpërndarë foton e këmbës së tij të alarmuar, pasi një goditje e fortë në kavilje mund të mbyllë shumë më herët Botërorin për “Pleshtin”, duke i bërë thirrje Skalonit të mos e rrezikoje në këtë sfidë të parë.

