Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë ditën e sotme verifikimet e duhura në përputhje me kushtet ligjore për kandidaturat për Kreun e ri të SPAK.
Sipas burimeve për BW, bëhet me dije se Komisioni i zhvillimit të karrierës ka arritur në përfundimin se 3 kandidatët që janë në garë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.
Me pak fjalë ata plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK.
Ky vendim është miratuar nga KLP me 10 vota pro, në mungesë të antares Esmeralda Keshi.

