Cristiano Ronaldo është zyrtarisht pa ekip. Manchester United ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e marrëveshjes me futbollistin portugez, si pasojë e deklaratave bombastike që dha pak ditë më parë ku akuzoi klubin e trajnerin për paaftësi.
Deklarata zyrtare e Manchester United:
Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.
Klubi e falënderon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje.
Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë.
Tashmë mbetet të shihet se ku do ta shohë e ardhmja sulmuesin portugez, i cili po bëhet gati që të luajë në Botëror me përfaqësuesen e vendit të tij pa pasur zyrtarisht një skuadër. Ai deklaroi në intervistën e tij për Pirs Morgan se nëse do të fitonte Botërorin, do të tërhiqej menjëherë nga futbolli. Përndryshe, mendonte të vazhdonte deri në moshën 40-vjeçare.

