Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat e investitorit arab, Mohammed Alabbar për të ndërtuar Portin e Ri të Durrësit. Rama tha se qeveria ka 3 vite që përpiqet të bindë arabët për këtë projekt, duke pohuar se ka bindur princin e Kurorës ndërsa nuk kanë munguar as emisionet për Alabbar.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Porti i Durrësit, dikur me fusha qymyri, skandal ekologjik. Zhdukja e Malit me Plehra te Porto Romano, Durrësi fitoi një park fantastik. Nga zhdukja e këtij ndryshku, çfarë do të fitojë Durrësi? Diskutimi na sjell këtu, si deputet i Durrësit me gëzim do të thoja, nuk mohoj se ky është investimi më i madh i huaj në histori. Porti më i madh turistik i Mesdheut, me kapacitetet më të mëdha. Poshtërsi si hije që e ndjek këtë vend që prej 1912. Abdyl Ypi thoshte të nesërmen e shpalljes së Pavarësisë, që nuk prej gjë nga anadollakët. Një lodër është që siç thoshte Konica, një lodër e ngatërruar e ndyrë. Po na marrin Portin Antik për një kompani në QKR offshore, vëllezërit Kariç, pastrojnë lekët e Lukashenkos dhe Vuçiç. Shkruante Mithat Frashëri duke heshtur sqenka punë, duam fjalë të urta dhe punë shumë. Për fat të keq, njeriut i vinë ca gjëra në tru që se lënë të pushojë. Folëm në fillim për Esatin e Tiranës. Më thoni mua, a nuk janë gjallë Esati dhe kulishi, bashkë me vagabondët e 1912, me lodrën Shqipëri në duar. Sha e Mallko, duke përzierë çdo projekt me punët e tyre të ndyra. 3 vite lutje ecejake te princi i kurorës për të investuar në Shqipëri. Emisione të panumërta bindëse për Shqipërinë me Alabbar për investime. Takime të përbashkëta me Emiratet, puna e një batalioni me njerëz për formatin e bashkëpunimit, për një port spektakolar për Mesdheun që siç tregojnë dokumentet u pranuan vetëm 5 nga 33 kërkesat e investitorit. Ne kemi këmbëngulur papushim për kërkesat tona. Ky është investimi më i madh i rajonit.

