Është vënë në pranga ish-kryetari i Komunikës në Frakull të Fierit, Viktor Çervenaku, djali i tij Demilson Çervenaku dhe nusja e Enxhi Ferhati.
Ndërsa është shpallur në kërkim shtetai kolumbian Zaimir Rodriguez.
Arrestimet pas operacionit anti-drogë mbrëmjen e së enjtes nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze.

Në banesën e ish-kryekomunarit u gjetën rreth 600 thasë të plehrave kimikë, brenda së cilëve kishte kokainë dhe fishekë.
Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.
Emrat
Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier
Demilson Çervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
Në kërkim kolumbiani Zaimir Rodriguez
Dje është zbuluar një laborator kokaine në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

