Reshjet janë larguar nga territori i Shqipërisë për t’i lënë vendin temperaturave të ulëta. Sot dhe nesër dita do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Temperaturat do të variojnë nga 2 gradë gjatë natës në zonat malore në 13 gradë Celsius në jug të vendit, ndërsa kryeqyteti do të variojë nga 4 në 11 gradë Celsius.
Pjesa veri-lindore dhe jug-lindore do të përballet me reshje dëborë. Dëbora do të nisë në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Bulqizë, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe Ersekë. Mirëpo, dëbora vjen me temperatura shumë të ulëta, ndaj përgatituni për t’u veshur trashë.

