Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se PD do protestojë më 6 dhjetor në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Pavarësisht se policia e shtetit nuk dha leje për protestë, sot, kryedemokrati tha në një dalje LIVE në rrjetet sociale, se vendimi i djeshëm është nul.
Berisha deklaroi se Qeveria përdori fondet e tërmetit për të vjedhur votat. Po ashtu, ai paralajmëroi se opozita do ta mbrojë portin e Durrësit me protesta, duke mos e lënë rrugën e hapur për të nisur projektin.
Berisha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet do konfiskojë pronat e vjedhura, do heqë traun te Rruga e Kombit dhe do përfundojë legalizimet sa më shpejt.

