Në fjalën e tij në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me veten.
Ai tha se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë dhe se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës sot janë më të shkëlqyera sepse jemi vende të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive.
Rama: Duke e kthyer fletën tek e sotmja më lejoni të ndaj me ju bindjen se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë me mirë në raport me të huajt, por edhe sot nuk mendoj se janë më mirë në raport me vetveten. Le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm pamjes së sotme të Kosovës të krahasuar me vite më parë.
Besoj se njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë. Nga ana tjetër, akoma më e prekshme është pamja në RMV. Shumë më vonë pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Maqedonia e Veriut ishte vendi ku gjuha shqipe shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme…Nuk besoj se kanë qenë të shumtë ata që e kanë paraparë që mund të vinte dita që Mali i Zi të kishte një kryeministër shqiptar siç e ka sot. Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës sot janë më të shkëlqyera sepse jemi vende të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive, më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga vullneti dhe arritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok.

