Tre roje të një shoqërie private të sigurisë fizike ranë në prangat e policisë së Korçës pasi kishin vjedhur karburantin e automjeteve të gazësjellësit TAP.
Operacioni i koduar “Diezel 3” prangosi rojet me iniciale M.D, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë, S.LL 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë dhe A.B 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë.
Sipas bluve të qytetit juglindor ata në kohë të ndryshme kishin arritur të vidhnin 360 litra naftë të cilat më pas ia shisnin një tjetër personi i cili është proceduar për veprën penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
