5 urdhër-arreste janë lëshuar për 5 punonjës në sektorin e IT-së (tekonologjisë së informacionit) në Departamentin e Adrimistratës Publike. Kjo pasi Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se kanë shpërdoruar detyrën duke mos u kujdesur për sistemin që monitorin, duke u lënë kështu hapësirë hackerave që të depërtonin në të dhënat e shtetit shqiptar.
Megjithatë, Gjykata e Tiranës, në seancën e sotme ka vendosur vetëm “detyrim paraqitjeje” për: Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme; Altin Sallaku- Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Rudina Llagami- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Sipas Prokurorisë këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e shpërdorimit të detyrës. Asnjë prej tyre nuk ka azhornuar në kohë anti-viruset për t’u përballuar me sulmin që po vinte nga Irani.
Si përfundim hackerat depërtuan në sistemin me të dhëna të shtetit shqiptar. Pas njoftimit të Prokurorisë, ende nuk ka asnjë reagim nga politika.

