Krim i rëndë brenda familjes! Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para Maternitetit në Prishtinë. Ngjarja e rëndë, sipas mediave të Kosovës, ka ndodhur rreth orës 18:00.
Gruaja raportohet se është e moshës 35 vjeçe dhe ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo është paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me të shoqin.
Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes, por paraprakisht raportohet se gruaja shtatzënë është vrarë me armë zjarri.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e maternitetitn. Përmes një njoftimi në Facebook, ShSKUK’ja, konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Në njoftim thuhet se organet policore ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk shpejgojnë detaje të mëtejshme.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet,”- thuhet në postim.
35-vjeçarja ishte shtatzënë në javët e fundit.
Pamjet e mëposhtme janë nga qendra spitalore e Kosovës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë. Në videon e mëposhtme shihet trupi i pajetë i 35-vjeçares, e cila dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Trupi i saj është mbuluar me çarçaf të bardhë, ndërkohë që ende nuk ka dalë ndonjë informacion në lidhje me arrestimin e autorit.

