Ish-kryeministri Sali Berisha iu është referuar përplasjes me armë në degën e PD-së në Kurbin, duke paralajmëruar kandidatët se kushdo që “mendon se ka mënyra të tjera për të fituar përveç votës gabon shumë rëndë”, teksa theksoi se është marrë masë disiplionore ndaj dy personave të përfshirë.
Sa i përket akuzave se kandidati që do kandidojë për Bashkinë e Tiranës është i paracaktuar, Berisha theksoi se këtë do e vendosë dita e dielë, kur do mbahen zgjedhjet e primareve.
Sali Berisha: “Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit, Komisioni elektoral i PD ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve, cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës gabon shumë rëndë, shkelmon vullnetin e tij dhe të gjithë demokratëve që duan të votojnë e të bëhen shembull me këtë proces demokratik. Me datën 4 dhjetor janë primaret, ftoj të gjithë kandidatët, të gjitha degët të bëjnë të mundur organizimin e një procesi transparent, të dorëzohet lista e kandidatëve aty ku nuk është bërë.
Ky proces bazohet në votimin e anëtarëve dhe simpatizantëve për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e njëanshme të tërësisë së anëtarëve, kandidatëve u janë dhënë formularë, e drejta për t’i tërhequr dhe për të inkurajuar simpatizantët që të regjistrohen, Në tërësi ka ecur mirë, ka pasur raste sporadike që kanë thënë ky është socialist etij, mirë nuk është por edhe krejtësisht apriori s’mund ta hedhës poshtë. Nëse vendos të më votosh, se kuptoj pse nuk vjen të më votosh. Janë të kufizuara dhe nuk ndikojnë n ë rezultate.
Nuk e kam numrin e simpatizantëve s’kam shifra.
Për Tiranën e dini ju më mirë se kushdo tjetër, gara është ndër më të civilizuarat, Se kush është i favorizuar nuk e them sepse nuk e di, do e tregojë dita e dielë. Cilido paragjykimi nuk shërben, duhet të falënderoj të 7 kandidatë e Tiranës që me të vërtetë u bënë imazhi i kësaj gare, ishte një sukses si vërtetë. Është garanci për fitoren e 14 majit.
Pse janë sekrete listat?
Rergjistrimi i simpatizantëve ka pasur një afat, dje ose pardje ka përfunduar afati, dhe po hidhen në database, sapo të kalojnë do u jepen kandidatëve.
A do bëhen publik për mediat?
Numrin total s’ka problem, mund ta bëjmë publik.

