Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës të ditës së djeshme në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli.
Dhunohet me mjete të forta në banesën e tij mjeku i familjes në Gramsh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës të ditës së djeshme në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli. Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij ku e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë goditur me mjete të forta në fytyrë dhe në trup, ndaj si pasojë e goditjeve mjeku ka marrë dëmtime të shumta në nofull dhe kokë, aq sa ka rënë në gjendje kome. 60-vjeçari është gjetur ne gjendje kome nga te afërmit brenda banesës dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit te Traumës ne Tirane, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për më tepër që vuante edhe më herët nga hipertensioni. Ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me agresorin e tij.
Gramsh/Informacion paraprak
Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek. Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension). Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh. Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.

