Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të dërgojë një letërporosi në Kolumbi për laboratorin e kokainës që u zbulua në Fier. Ndërkohë që SPAK vijon hetimet për ngarkesën e 26 tonëve me pleh organik artificial, që u përdor si një metodë e re për të trafikuar 430 kilogramë kokainë, me vlerë 40 mln euro, ka kërkuar informacione nga agjensitë e huaja. Sipas burimeve, SPAK përveç informacioneve të mbledhura nga autoritetet malazeze dhe DEA Amerikane, pritet t’i dërgojë letërporosi dhe në Kolumbi e Mal të Zi.
Në letërporosi janë disa pyetje ku të mësohet se ku është ngarkuar malli; kush janë personat e tjerë që janë përfshirë atje dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë dalë garant për shitjen e lëndës narkotike dhe futjen e saj në treg. Por mbi të gjitha informacion do kërkohet edhe për dy kolumbianët që kishin ardhur për të bërë ndarjen e plehut nga kokaina.
Ndërkohë po bëhen edhe ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave të reja për 10 të arrestuarit në vendin tonë, mes tyre dhe kryekomunari i Frataj, Viktor Çervanaku. ku janë përfituar nga përgjimet telefonike dhe ambientale që i janë bërë grupit. Përgjimet më të së shumti janë nga komunikimet e Denilson Cervanakut dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhati, ku shpesh ata mundoheshin të mos përmendin emra, duke shfaqur frikë nga përgjimet. Por në fakt, kishin treguar qartësisht gjithçka lidhur me çfarë po merreshin.

