Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për t’u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe të gazetarëve. Fillimisht, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë spekulimet se qeveria ishte mburojë për Amant Josifin, pjesë e grupit që mashtruan 2.4 mld euro me Call Centerat. Ndërsa për të vëllanë, Olsi Ramën tha se po përdoret nga politika.
Për 6 dhjetorin, premtoi se pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, por do mungojë për aryse të tijat, kryeministri spanjoll, Petro Sanchez. Pavarësisht protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë incidente. “Hallin” e ka tek ndonjë keqbërës që mund të përfitojë nga rasti.
Tregoi edhe bisedën që ka pasur me kryeministrin britanik Rishi Sunak për çështjen e emigrantëve. Rama tha se ka qenë vetë Sunak që e ka telefonuar, ku tha se është shprehur i keqardhur për deklarata e bëra nga ministrja Suela Braverman për emigrantët, ndërsa shtoi se ndoshta shumë shpejt do të ketë takime bilaterale.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 këh në muajin dhjetor, ndërsa reagimet për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, i cilësoi si patriotizëm qesharak.
Në fund, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përveç objektit 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”, do të ketë edhe shembje të tjera ndërsa nuk do të tolerohet askush. E për zgjedhjet e ardhshme lokale, “topin” ua la sërish patronazhistëve.

