‘Dola për një shëtitje për të ‘pastruar’ mendjen’, ishin këto fjalët që shqiptari Qamil Taja tha para hetuesve i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 19- vjeçare në Greqi.
Por nuk la asnjë koment para gazetarëve që e pyetën vazhdimisht për shkakun e vrasjet. Në tryezën e prokurorisë janë shtruar dy pyetje kryesore që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes: Ku e gjeti armën dhe pse e kishte në banesë? Ku shkoi pas vrasjes?
Hetimet për krimin makabër vijojnë. Pista kryesore ngelet xhelozia e shqiptarit, që duket se e kishte planifikuar dhe me herët vrasjen e të resë. Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.
Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire, e pikërisht për shkak të punës dhe konsumit të lëndëve narkotike, tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Madje dhe fqinjët dëshmonin sherre të mëdha mes dy të rinjeve shqiptarë, deri pasditen e djeshme.

Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, futi armën në frigorifer dhe u largua. Më pas, u vetëdorëzua duke treguar para policëve gjithë çfarë kishte bërë. Si shkak dha: xhelozinë e çmendur.
Me postimin e tij në rrjetet sociale ai ka treguar xhelozinë e tij të sëmurë si arsyen e vrasjes së 19-vjeçares. Xhelozia e çmendur, obsesionet dhe kokaina bënë që banakieri të vriste partneren e tij 19-vjeçare në shtëpinë e tyre dhe më pas të telefonojë policinë dhe të dorëzohet.
Skena e vdekjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia. Ai punonte në një lokal në Troubë, e sapo ishte kthyer nga puna. E njëjta gjë me 19-vjeçaren që punonte në një lokal nate në Kallithea.
Në sulm të tërbimit dhe nën ndikimin e drogës, ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas fjalëve të tij) dhe ka qëlluar dy herë në kokë partneren Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. Policia e mbërritur në vendngjarje gjeti gruan të vdekur dhe autorin që i priste. E kanë vënë në pranga dhe e kanë dërguar në policinë e zonës.

Çfarë thonë fqinjët?
Lajmi për vrasjen ka shkaktuar tronditje në lagjen Kaminia. Viktima jetonte në banesën në rrugën Vamva dhe shpeshherë priste autorin. Disa fqinjë i dëgjonin shpesh duke u grindur ndërsa një banor i zonës përshkruan për protothema.gr një sherr të ashpër që çifti kishte vetëm një javë më parë.
“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe luftime të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.

