Franca ia doli të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi mundi 3-1 Poloninë. Më i miri në fushë për “Gjelat” ishte Kylian Mbappe, i cili përveç dopietës personale, ndihmoi skuadrën në aspekte të tjera. Në këtë sfidë, sulmuesi Mbappe ka shënuar disa statistika interesante, pse jo edhe rekorde.
Kylian Mbappe, rekordet:
-Lojtari i parë në histori që realizon 9 gola në Botëror pa mbushur 24-vjeç
-Lojtari i parë në historinë e Francës që realizon të paktën 4 gola në 2 botërore radhazi
-Lojtari i parë më i ri në histori, pas Peles, që realizon 5 gola në fazën në eliminim direkt në Botëror
-Kylian Mbappe ka marrë pjesë në 7 gola këtë Botëror, 5 gola dhe dy asiste.

