Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në Partinë Demokratike ka shpallur fituesit e procesit të primareve për disa bashki të vendit.
Në Shkodër, demokratët kanë zgjedhur si kandidatin më të përshtatshëm, kryebashkiakun aktual, Bardh Spahian.
Ndërkohë në Vaun e Dejës, kandidati fitues i primareve u shpall deputeti Zef Hila.
Njoftimi i PD-së:
Bazuar në procesverbalet origjinale të ardhur nga komisionet e numërimit dhe votimit në degët e mëposhtme, KOKOE shpall fituesit për bashkitë përkatëse, si më poshtë:





