Partia Demokratike mban sot një protestë në Tiranë, ditën kur në kryeqytet kanë zbarkuar liderët evropianë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Demokratët kanë paralajmëruar se do të mblidhen në bulevardin përpara se të rrethohet zona nga forca të shuma policie për shkak të sigurisë së liderëve. Nuk dihet ende se cilin skenar do të ndjekin protestuesit.
Vetë Berisha është shprehur se shqiptarët do tu tregojnë liderëve evropianë se po përballen me ‘the prime thief of Albania’ (grabitësin më të madh në Shqipëri), referuar kryeministrit Edi Rama.
Interesi i medieve të huaja për protestën e opozitës është shumë i lartë.
Qindra gazetarë të huaj kanë mbërritur në Tiranë për shkak të samitit, por tani po raportojnë edhe për protestën masive të opozitës.
Ndërkohë Zëri i Amerikës po e transmeton live protestën e opozitës shqiptare.
“Protesta e përkrahësve të ish-kryeministrit Sali Berisha për të denoncuar korrupsionin qeveritar pak metra larg sallës së takimit të nivelit të artë Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor,” raporton VOA.







