Gert Shehu banues në Tiranë është personi që ka goditur me grusht kryetarin e PD Sali Berisha gjatë protestës së kësaj të marte, 6 dhjetor.
Shehu ka çarë kordonin e bodigardëve te Sali Berishes dhe e ka goditur kete te fundit ne fytyre.

I riu eshte neutralizuar me pas nga shoqeruesit e Berishes, te cilet e kane derguar ne seline e PD-se. Me pas i riu eshte shoqeruar nga forcat e rendit per ne Spitalin e Traumes, ku mesohet se nuk ka pranuar te flasë.


Sipas nje dokumenti qe qarkullon ne media, dyshohet se Gert Shehu, 31 vjeç me banim në Tiranë por me origjinë nga Tepelena vuan nga probleme te shendetit mendor.


