Sali Berisha: Ka qenë kryeprotesta e jetës. Ne faktuam që askush në botë nuk na mposht, nuk ka forcë që të na ndalojë, faktuam që në çdo rast ne mbetemi të pamposhtuar ndaj dhe të frymëzuar që të gjithë nga ky akt guximi trimërie, të vazhdojmë….të vazhdojmë betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në të gjithë historinë. Atë që Rama po bën me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues i huaj. Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë, të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër që nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtjen e një armiku të tyre. Protestat, se çfarë mund të bëjmë ne faktuan sot se beteja të mëdha na presin përpara, do fitojmë.

