Një situatë vërtet e pakëndshme ka ndodhur për mrojtësin e Juventusit, Matias De Shilio, i cili është sulmuar ashpër nga tifoztë bardhezinj në rrjetet sociale.
Pas një postimi të bërë së fundmi nga italiani, tifozët nuk nguruan të komentonin ashpër ndaj tij duke e quajtur spiun, polic, tradhëtar dhe gjithashtu kërkonin që të largohej nga Juventusi.
Siç raportojnë mediat italiane, ai akuzohet se i ka dhënë prokurorëve të Prokurorisë së Torinos, informacione nga bisedat e lojtarëve të “Zonjës” në lidhje me pagat.
Për këtë arsye, tifozët nuk kanë nguruar të shpërthenin ndaj tij dhe të kërkojnë largimin e menjëhershëm nga skuadra.

